• |
ide | kryesore

Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut arrijnë marrëveshjen kundër Kim Jong-un

Arkiva, Planet
tjaein .jpg



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ai i Koresë së Jugut, Moon Jae-in kanë arritur në një marrëveshje të re që përfshin intensifikimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut, pas testimeve të përsëritura bërthamore dhe raketore.

Kjo është një përpjekje tjetër e dy liderëve për të rritur presionin ekonomik dhe diplomatik ndaj Penianit.

Prova më e fundit e Koresë së Veriut ishte lëshimi i raketës mbi pjesën veriore të Japonisë. Sipas rrjeteve mediatike shtetërore të Koresë së Veriut, raketat balistike që transportojnë bombat bërthamore janë drejt fazave finale gati për testim. Kjo do të thotë se SHBA-të mund të goditen pa problem nga vendi komunist. Një tjetër lajm që tronditi globin ishte testimi i bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut. Për të kuptuar fuqinë shpërthyese të kësaj bombe mjafton t’a krahasosh me  bombat amerikane që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945. Shpërthimi i bombës me hidrogjen është 10 herë më i fuqishëm se bombat amerikane të luftës së dytë botërore, që shkaktuan 80 mijë të vdekur në Japoni. /LAPSI.AL/