• |
ide | kryesore

Shkozë, fadromat hyjnë në shtëpinë e vogëlushit që qante për babain

I pakategorizuar
kgjdfkgd.JPG



Fadromat e INUK kanë mësyrë sot në Shkozë shembjen e banesave ku do të zbatohet projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës. Një nga shtëpitë ku po ndërhyhet është edhe ajo e vogëlushit, që pak ditë më parë qante me dënesë për babain e tij, teksa e merrnin forcat e policisë.

“Neës 24” raportoi se është bërë prerja e objektit me mjete prerëse dhe më pas do të vijojë shembja. Nga familja po bëhet zhvendosja e plaçkave.

Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.
Banorët nuk janë kundër projektit, por kërkojnë dëmshpërblim për pronat, sepse thonë se janë vendosur në vitet ’80 dhe ishin në proces legalizimi.


Policia terheq zvarre nenen e te miturit ne Shkoze by lapsi-al