• |
ide | kryesore

Lubonja sfidon Kadarenë: A është pseudonimi yt “Gent Arbana”?

I pakategorizuar
lubonja-kadare.jpg



I irrituar me nismën e Henri Çilit për çmimin Kadare, si pjesë e fushatës për glorifikimin e shkrimtarit, Fatos Lubonja ka nxjerrë një fakt të panjohur deri më sot për shkrimtarin. Sipas Lubonjës, Kadare ka shkruar gjatë komunizmit me pseudonimin Gent Arbana.
“Gent Arbana është pseudonimi i Kadaresë, që ka bërë nja 300 faqe kundër shkrimtarëve të modernizmit në Europë. Nuk shkon njeri ta pyesë. A je ti Gent Arbana? E ke parë ti njeri ta pyesë: “A je ti Gent Arbana?”
Këtë e dinë shumë veta, por të shpjegohet. Kjo shoqëri këta njerëz në vend të thonë si ishte kjo e ajo, ndërtojnë një mit. Shkojnë deri tek ish të burgosurit për të thënë që ky (Kadare) ishte i rrezikuar nga këta” – tha Lubonja.
Në emisionin “Të Paeskpozuarit”, Lubonja shpjegoi se emrin e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit e kishte përmendur në hetuesi për ta lehtësuar të atin dhe jo për ta rënduar pozitën e tij. 
“Për të treguar që edhe përmendja e Kadaresë nuk është për ta fundosur por për ta mbrojtur babain, dua ta shpjegoj. Pse thotë Kadare që duke u përmendur atë, babai dhe Kadareja rëndohej dhe pse nuk thotë që lehtësohej babai. Akuza ndaj babait ishte se ai nuk e pëlqente realizmin socialist që nuk e pëlqente letërsinë tonë.
Në tentativat që bëra për ta mbrojtur babain, se këta kanë thënë që në gjyqin tim unë e kam përmendur dhe ngrenë aty sikur është bërë gjithçka rreth Kadaresë. Kadare nuk është përmendur fare në gjyqin tim. Nëse doja ta rëndoja mund ta thoja që i dinte shkrimet e mia, ose që konsultohej me Todin për shkrimet e veta.
Thelbi, kur më pyetën ca mendimi kishte për letërsinë thashë lexonte Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Kush ishte Kadare? Ishte i preferuari i Enver Hoxhës. Kishte bërë Dimrin e Madh. I shkoi Nexhmija në shtëpi. Ky i shkroi Enverit dhe u bë i paprekshëm. Të thoje që pëlqente Kadarenë atëherë, ishte normale”
– u shpreh Lubonja.