• |
ide | kryesore

Kërkonte lëmoshë, shoferi mbyll 10-vjeçarin në kazanin e plehrave

I pakategorizuar
kazanet.jpg



Një person ende i paidentifikuar ka marrë me forcë një fëmijë 10-vjeçar të komunitetit rom, që po kërkonte lëmoshë në rrugën “Myslym Shyri”, dhe e ka mbyllur në një prej kazanëve të mbeturinave.

Mësohet se pasi e ka ofenduar fillimisht të miturin, drejtuesi ka dalë nga makina dhe me forcë e ka mbyllur atë në një prej kazanëve të destinuar për hedhjen e mbeturinave. Dëshmitarët e ngjarjes së rëndë njoftuan policinë. Punonjësit e Policisë Bashkiake bënë të mundur nxjerrjen e fëmijës dhe e dërguan atë në Komisariatin nr.2 të Policisë së Shtetit.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e dhunës së ushtruar, u lajmërua edhe psikologu, ndërkohë që ka nisur puna për sekuestrimin e pamjeve filmike të cilat do të lehtësojnë identifikimin e autorit dhe vënien e tij para drejtësisë.