• |
ide | kryesore

Ndëshkohet Miss Turqia/ Krahësoi gjakun e viktimave të puçit me atë të menstruacioneve

I pakategorizuar



I ka zgjatur vetëm një ditë kurora e mbretëreshës së bukurisë së Turqisë, 18 vjeçares Itir Esen, pasi ajo kishte bërë më parë një gafë në Twiter. Në një vjetorin e grushtit të shtetit, ajo kishte ndarë një postim ku krahasonte gjakun e derdhur të “martirëve” me ciklin e saj menstrual.

Organizatorët e konkursit thanë përmes një deklarate se postimi i saj i bërë në rrjetet sociale ishte i papranueshëm dhe konfirmuan vendimin për ta shkarkuar atë, vetëm pak orë pasi ajo fitoi. Ndërsa 18 vjeçarja përmes një postimi në instagram tha se ajo që kishte shkruar në Twiter një vit më parë nuk ishte e qëllimshme dhe se ajo ishte rritur në një familje me vlera patriotike.

250 viktimat e puçit të 15 korrikut janë objekt i një kulti të vërtetë në Turqi dhe presidenti islamo konservator Erdogan i ka konsideruar ata si martirë.

Me një naivitet fëmijënor, Itir Esen kishte shkruar: “Këtë mëngjes mua më erdhën periodat për të përkujtuar martirët e e 15 korrikut. Unë e kujtoj këtë ditë duke derdhur edhe unë gjakun tim”.