• |
ide | kryesore

Basha: Listat ndikuan fare pak te humbja, të lënduarit të kthehen në PD

I pakategorizuar
auto_selami_-_bregu_-_topalli_-_patozi1495841551.jpg



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranoi se lista për zgjedhjet e 25 qershorit shkaktoi persona që u lënduan. I ftuar në ‘Studio e hapur’ në “Neës24” Basha tha se nga PD kanë ikur dhe kanë ardhur figura të saj që kanë dhënë kontribut. Basha tha se “lista ndikoi shumë pak te humbja”. Ai ftoi të “lënduarit” të kthehen në parti.

“Njerëz që kanë spikatur për 20 vjet, PD ka nevojë për ata. Nuk ka nevojë për ftesë, ata e kanë pasur. S’ka asnjë pengesë të qenit apo jo deputet. Të qenit apo jo është një pengesë artificiale. Avantazhi i çdokujt me përvojë politike, dhe nuk është hera e parë që PD ka pasur persona që nuk kanë qenë deputet që s’kanë pushuar asnjë çast të vetëm. Përgjigja ime ishte e plotë dhe shteruese: bashkimi nuk mund të jetë fizik, por shpirtrash, moral dhe politik. Të jesh në një sallë, nuk është ky bashkimi. Unë e kuptoj se ka njerëz të lënduar në këtë proces. Unë besoj se PD nuk lindi dje. Në PD kanë ikur dhe kanë ardhur figura të saj që kanë dhënë kontribut. Përcaktues për bashkim janë vlerat që na bëjnë demokrat. Unë reflektoj gjithçka. Në këtë proces kam dëgjuar publikisht dhe privatisht vendimi”, tha ai.

Ai tha se vendimi për hartimin e listave për deputetë ka qenë më i vështiri për të, duke shtuar faktin se kjo do të jetë hera e fundit që kryetari merret me emrat. Sipas Bashës, kjo detyrë do t’i takojë anëtarësisë së PD-së.

“Vendimet në të vështira ka qenë ai për grupin parlamentar, Ka nisur një proces reflektimi brenda vetes. Reflektimi im për këtë listë është një çështje e imja, lista është kjo, ky është grupi parlamentar. Për PD është hera e fundit që kryetari bën listën e deputetëve, këtë kam thënë edhe herën e parë. Lista ka dalë nga anëtarësia e PD. Kjo është përgjigja për ata që ndoshta janë të lënduar nga kjo listë”, theksoi Basha.