• |
ide | kryesore

De Biasi prezantohet te Deportivo Alaves. Fjalët e para…

Arkiva, Sport
de-biasi_1506341318-8702523.jpg



Ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani de Biasi, është prezantuar te Deportivo Alaves, me të cilën do të nisë aventurën këtë vikend në udhëtim te Levante. Ish trajneri i Shqipërisë ka ndërruar edhe stafin teknik. “Gjëja më e rëndësishme është ekipi, së bashku mund t’i arrijmë objektivat tona”, tha De Biasi. “Kemi grup të mirë. Çelësi është që të jemi të bashkuar: ekipi, tifozët, klubi. Gjithashtu duhet të kemi shumë edhe dëshirë për të arritur diçka”, shtoi ai.