• |
ide | kryesore

Debat në Komisionin e Ligjeve, Tahiri: Ne ju duam, Halimi: Edhe Shullazi ben garë kush e donte me shumë

I pakategorizuar
halimi.jpg



Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka debatuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua organika e institucioneve të Ligjit të Vettingut.

Tahiri ka ironizuar deputetin Halimi, teksa i ka thënë se po kthehet në garë kush i do më shumë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Halimit, i cili ka thënë se edhe Shullazi bën garë kush e donte më shumë.

Tahiri: A e kupton sa ju duam ne? Po kthehet ne gare kush ju do me shume.

Halimi: Edhe Shullazi ben garë kush e donte me shumë.

Tahiri: Ju nuk na jepni llogari ne. Une do filloj t’iu dua kur te shoh qytetarin e pare te kenaqur prej punes suaj. Kur ju te largoni ndonje gjyqtar apo prokuror.

Halimi: Mua nuk me intereson sa njerez do merrni ne pune, por sa do largoni nga puna.

Nga radhët e LSI ka ndërhyrë deputeti Nasip Naço, i cili ka deklaruar se e konsideron strukturën dhe buxhetin e kërkuar si të papranueshëm.

Naço: E konsiderojme strukuren dhe buxhetin e kerkuar si te pranueshem. Dakord me Tahirin. Te mbështes maksimalisht.