• |
ide | kryesore

Bllokimi i sinjali për televizonet, reagon drejtori i TVSH: U kemi kërkuar të ndajmë kostot teknike

I pakategorizuar



Trasmetimi i Kuvendit ditën e sotme është ndaluar për televizionet private nga Televizioni Publik Shqiptar. Ndërkohë, është shprehur edhe drejtori i RTSH për këtë çështje, i cili shprehet se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje.

S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëhere të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend”, – shprehet ai.

Për këtë rast ka reguar edhe opozita. I pari ka qenë ish-kryeministri Berisha, i cili e ka quajtur si një akt prej xhelati nga Rama këtë bllokim të fjalës së lirë. Po ashtu ehde kreu i grupit parlamentar iLSI-së Petrit Vasili, është shprehur se Kuvendi është kthyer në një sekt që nuk flet.