• |
ide | kryesore

Zealandia, ura lidhëse mes Australisë dhe Antarktidës miliona vite më parë

Arkiva, Lapsi Leaks



Shkenctarët njoftojnë se kontinenti i humbur nënujor ‘Zealandia’ mund të jetë përdorur nga kafshët për të kaluar nëpër kontinentet e tjera rreth 80 milionë vite më parë.

Zealandia, një tokë e zhytur nën ujë kryesisht në jug të Oqeanit Paqësor, u shpall kontinenti më i ri i Tokës gjatë këtij viti. Me një sipërfaqe 5 milionë kilometra katrorë, ajo përfshin ishujt Lord Howe që ndodhet jashtë bregut lindor të Australisë, New Caledonia dhe Zelandën e Re.

Tani ekspertët thonë se kjo zonë mund të ketë qenë më pranë nivelit të tokës shumë vite më parë, duke shërbyer si një urë për kafshët e egra midis Australisë së lashtë dhe Antarktidës. Një ekip shkencëtarësh kanë gjetur fosile të kafshëve dhe prova që vërtetojnë ndërrime masive të pllakave tektonike.

Shkëncëtarët shpuan në një thellësi prej 1250 metra në shtratin e detit në gjashtë zona të ndryshme duke marrë prova që tregojnë se si gjeografia dhe klima e Zelandës ka ndryshuar gjatë 70 milionë viteve të fundit, shkruan tvKlan. Sipas tyre, ky kontinent ka pësuar ndryshime tektonike dhe ekologjike përgjatë miliona viteve dhe nuk ka qenë kaq shumë i zhytur nën ujë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *