• |
ide | kryesore

Rikthehet Luar pas shumë kohësh, ku do të jetë projekti i rradhës

I pakategorizuar



Luar Arani është bërë e njohur me bashkëpunimin e saj me Flori Mumajesin disa vite më parë te singëlli, “Përgjithmonë” por tani vjen me një tjetër surprise…

Më pas erdhi dhe me disa prodhime të tjera muzikore po aq të suksesshme si: ‘Vetëm’ , ‘Udhëtim’ dhe ‘Remember’. Luar ka qenë vetëm 16 vjece kur solli hitin “Përgjithmonë” dhe suksesi i këtij singëlli arriti deri në Turqi dhe madje është bërë dhe remiks. Por emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv ka kontaktuar me këngëtaren dhe ajo tregon se pas hitit “Gjithmonë”  vjen me një tjetër surprizë. Se shpejti publikohet kënga më e re bashkë me videoklip nga këngëtarja e shumë pëlqyer dhe e dashur për publikun, Luar. Ajo do të vijë solo ne këtë këngë, por gjithashtu bashkëpunimet nuk do të mungojnë. Klipi është xhiruar në Kosovë dhe intv.al ka siguruar edhe disa foto nga vendi i sheshxhirimit. Ajo tregon se i ka munguar vërtet publiku dhe se së shpejti do të jetë shumë pranë tyre me projektet e saj./intv.al/

770481e1-63f4-455b-b7c2-d1e9091dbedc.jpg