• |
ide | kryesore

Donald Lu: Shqipëria dominohet nga 20 familje kriminale!

I pakategorizuar



I pranishëm në 20 vjetorin e shkollës së Magjistraturës, Donald Lu ka folur hapur për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare.

Ambasadori amerikan ia nisi me disa nga mëkatet kryesore të shoqërisë shqiptare, kur përmendi Lul Berishën, Emiljano Shullazin, Klemend Balilin dhe Fildes Hafizin.

“Fildes Hafizi u la në baltë nga sistemi i drejtësisë. Lul Berisha u lirua gabimisht nga burgu. Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë. Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri tha Donald Lu duke paralajmëruar një luftë të egër me krimin pas reformës në drejtësi.

“Në këtë sallë ka dy grupe. Një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptaret duhet te jene krenarë qe larguan kriminelet nga Parlamenti. Ai i 2017 është më i mirë se i 2013. 

Lufta kunder krimit te organizuar; derisa peshqit e medhenj te futen ne burg kanabisi do kthehet serish. Kater klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare qe dominojnë aktivitetet kriminale. Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. Në 2016 u arrestuan 1940 persona, por më pak se 100 u dënuan.” është shprehur Lu, duke lënë të kuptohet se ambasada amerikane ka informacione të hollësishme për atë që ndodh në vendin tonë dhe është gati të flasë me emra konkretë në mëbështetje të drejtësisë.