• |
ide | kryesore

Lubonja ngre dyshime për deklaratat e Lu. Pse ndryshoi qëndrim?

I pakategorizuar



Fatos Lubonja nuk është një idhtar i shprehjes “më mirë vonë se kurrë”. Ai i ka kërkuar më shumë detaje ambasadorit Donald Lu i cili shpërtheu sot fort kundër krimit që ka mbërthyer vendin. Kritik me diplomatin amerikan sidomos për pëerkrahjen pa kushte që ai i dha Reformës në Drejtësi, Lubonja është i mendimit se Donald Lu dihet të kishte folur shumë kohë më parë. Sipas Lubonjës, ambasadori i SHBA-ve duhet të ishte pak më i qartë në deklaratën e tij. “Ne kemi pritur prej kohësh që ambasadori të ishte skeptik për shumë gjëra që ndodhnin në Shqipëri. Pyetja e parë që i duhet drejtuar ambasadorit është nëse ka informacione të reja që reagoi kështu”,- tha Lubonja ne nje interviste per news 24. Të njëjtën pikpyetje ka ngritur ai edhe për deklaratat e diplomatit amerikan në Rëshen se të rinjtë në demokraci kanë të drejtë ta rrëzojnë një qeveri që nuk punon për ta. “Tani e dëgjojmë në bisedë me studentët për të drejtën që ka populli të përmbysë qeverinë kur nuk përmbush pritshmëritë e tyre, por ama kur PD hyri në çadër, ishte një lëvizje antisistem për arsye se pretendonte që s’mund të kishte zgjedhje të lira. Atëherë Lu dha mbështetje për institucionet dhe për zgjedhjet.  Ambasadori Lu duhet të ishte më i qartë”,- theksoi Lubonja.

I vetmi “lëshin” që ai bën për Lu-në në analizën e tij është nëse diplomacia amerikane ka fakte të teja që a kanë detyruar ambasadorin të ndryshojë ton. (Lapsi.al)