• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm Xhafaj letër policisë: Vetting gjithë punonjësve, bashkëpunojmë

I pakategorizuar



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është drejtuar përmes në letre të hapur të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, për t’i inkurajuar ata që të kenë një mundësi të drejpërdrejtë komunikimi për çdo sugjerim që kanë në lidhje me përmirësimin e punës së policisë.

Fatmir Xhafaj shpreh mirënjohje për të gjithë ata efektivë që besojnë në integritetin dhe detyrën e punës së tyre, dhe shprehet se garantimi i profesionalizmit brenda përbrenda policisë është njëri ndër prioritetet e tij si Ministër.

Xhafaj shkruan në letër se akti i tij i parë, ai i vettingut për policinë, në mënyrë që të largohet ajo pjesë e kriminalizuar e policisë, u bë dhe do të vijojë të jetë njëra ndër detyrat kryesore të tij si ministër, por për këtë çështje, i duhet ndihma e vetë punonjësve të policisë së shtetit, të cilët nuk duhet të ngurojnë për të denoncuar apo sugjeruar mendimet e tyre.

“Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: [email protected],  e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time. Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale.”- shkruan Xhafaj në letër.