• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh mes aktoreve të “Sex and the city”?

I pakategorizuar



Pas aludimeve të shumta rreth anulimit të “Sex And The City 3”, Kim Cattrall ka reaguar dhe i ka kthyer përgjigje koleges së saj, Sarah Jessica Parker. Aktorja ka hedhur poshtë thashethemet se kërkesat e saj si një divë, kanë detyruar produksionin të heqë dorë nga filmi i shumëpërfolur.

“Ky konkluzion ka dalë nga disa burime të panjohura, sipas të cilave unë jam një divë dhe produksioni ka ndërprerë punën në një farë mënyre”, ka thënë Cattrall në një intervistë të dhënë për Piers Morgan.

“Përgjigjia ime ka qënë ‘jo” që një vit më parë. Unë kurrë nuk kam kërkuar para, kurrë nuk kam kërkuar ndonjë projekt që të mendohet që jam një divë, kjo është vërtet qesharake”.

Gjatë intervistës, aktorja 61-vjeçare ka reaguar ashpër edhe ndaj deklaratës së Parker, duke thënë: “Për këtë më vjen keq edhe nga stafi i “Sex And The City”, veçanërisht nga Sarah Jessica Parker, për të cilën mendoj se duhet të kishte qënë më e mirë”.

Aktorja ka shtuar më tej se më zhgënjeys është fakti që askush nga ish-koleget nuk e ka telefonuar njëherë duke treguar që marrëdhënia e tyre ishte jo aq e mirë sa dukej.