• |
ide | kryesore

Rama ‘paralajmëron’ opozitën: Kështu edhe 100 vite do të mbeteni në opozitë

Arkiva, Të fundit



Kryeministri Rama nuk ka i kursyer akuzat ndaj opozitës edhe seancën e sotme në Kuvend, ndërsa u ka kujtuar edhe fjalën ‘i rrjedhur’ që shkaktoi sherrin dje në parlament.

Rama u shpreh se opozita nëse nuk reflekton për humbjen edhe 100 vite do të mbetet në opozitë.

Ju me tuajën jeni në rregull, pasi nuk lini gjë pa sharë, kur dikush nëpër dhëmbë iu thotë keni rrjedhur. Fajin e kemi ne që votohemi dhe bëjmë sukses, ju nuk keni asnjë faj. Jeni kthyer pas marshimit në çadrën e dasmën me 9 deputetë më pak dhe 200 mijë pupla më pak, i latë rrugës dhe nuk reflektoni. Ngrini volumin si frikacaku kur përshkon pyllin natën. Sa të ketë krim, drogë dhe mafie dhe 100 fjalë të tjera për garniturë kur vjen fjala e 101 ngelni. Dhe për 100 vite të tjera ju jeni në rregull, priteni pushtetin që t’iu vijë” – deklaroi Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *