• |
ide | kryesore

Basha i denoncoi lidhjet e ministrit të tij me trafikantët, Rama e injoron. Shihni për çfarë flet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama vazhdon njësoj të mos i dëgjojë denoncimet e opozitës. Ashtu siç bënte për kanabisin, po vepron edhe me denoncimin e rëndë të bërë mbrëmë nga Lulzim Basha.

Kryetari i PD i publikoi një set fotografish të ministrit të tij, Blendi Klosi, me një të shumëkërkuar për trafik droge në Itali (shih poshtë në faqen e lapsi.al fotot dhe videon).

Në çdo vend tjetër të botës një denoncim i tillë do të ishte trajtuar me seriozitet.

Do të ishin hetuar lidhjet e ministrit me të kërkuarin që është arrestuar dhe pritet të ekstradohet në Itali. Do t’i ishin kërkuar shpjegime ministrit përse ai shfaqej në dy fushta zgjedhore (2013 në Durrës dhe 1017 në Berat me “bosin” e drogës së Shijakut, Durim Keçin. Do të ishte alarmuar qeveria dhe prokuroria.

Por me kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë e tij nuk ndodh kështu. Ai e ka injoruar denoncimin, siç bënte për avionët e drogës, siç vepronte kur kanabisi i mbërrinte edhe në studiot televizive.

Ka injoruar edhe foton që i nxorri kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me një “skuadër futbolli” që mbante bluzat e fushatës së PS, tani e gjitha në kërkim për krime të ndryshme.

Image may contain: 10 people, people smiling, outdoor

Në vend të veprimeve për të sqaruar këto denoncime, që në çdo vend të botës do të kishin larguar ministra nga qeveria e do të kishin tronditur edhe vetë karrigen e kryeqeveritarit, Rama zgjodhi këtë mëngjes të flasë për aplikime për administratë.

Me “emoji” gazmorë ftoi personat e kualifikuar të merrnin pjesë në një konkurs për në hipoteka, në të njëjtat hipoteka që tha se për 4 vjet me radhë, në qeverinë e tij, kishin bërë masakra me pronat e qytetarët. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *