• |
ide | kryesore

Denoncimi i Berishës: Vrasësi i Lushnjës mbrohet nga Erion Braçe

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Facebook deputetin e Partisë Socialiste Erion Braçe se shoqërohet me persona me rekorde kriminale. Sipas denoncimit, Braçe shoqërohet me një person të quajtur Julian Sula që sipas burimeve të Beriësh është, mik me Emiljano Shullazin.
Në një postim në facebook, Berisha shkruan: “Çdo bandit me nje pushtetar te vetin! Qytetari dixhital denoncon lidhjen e deputetit Erion Braçe me banditet me te rrezikshëm ne Lushnje dhe bizneset e tyre mafioze!” – dhe publikon një sms të ardhur nga një qytetar anonim.
“Po te shkruaj nga adrese fallco se me then te drejten me bandat e tyre jane te rrezikshme. une jam ish-socialist berish i dashur ,jetoj ne lushnje ,pyete pak miun erion bracen se me ke shoqerohet ne lushnje?? ne sta thote ai ta them une ,ai shoqerohet me julian sules ose juli pashakos i thone. A e di ti se kush eshte juli pashakos??? te egzekuton direkt, mik me shullazin dhe neper lushnje bredh me 2 pistoleta ne brez!!po kush po merr masa???!erioni meqe ra fjala i ka dhene license per perpunimin e naftes nje tjeter gangsterri ne lushnje, pronarit te eldon park dhe lushnja helmohet cdo nate !! Aman pyete erionin nese sme beson pyet te besuarit e tu ne lushnje ata ta vertetojne”– është SMS që publikon Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *