• |
ide | kryesore

Meshkujt kryesojnë nominimet e “AMA Music Awards”

Arkiva, Paparazzi



Meshkujt e “Pop”-it dhe “Hip Hop”-it kryesojnë nominimet për çmimet amerikane të muzikës “AMA”, ndërsa artistet femra kanë mbetur jashtë pjesës më të madhe të kategorive.
Bruno Mars kryeson me 8 nominime, përfshirë atë të “artistit të vitit”.
Ai do të jetë përballë yjeve të “Hip Hop”-it si Drake dhe Kendrick Lamar, britanikut Ed Sheeran dhe dyshes së DJ “elektro pop”, Chainsmokers, secili me nga 5 nominime.
Femrat e muzikës “Pop” dështuan të merrnin nominime në kategori si “artisti i vitit”, “videoja e vitit” dhe “turi i vitit”. Ylli i “Pop”-it, Halsey është një nga të paktat artiste femra që ka marrë nominime, për shkak të bashkëpunimit me “The Chainsmokers”, me këngën “Hit Closer”.
Mungesat, për të cilat vlen të flitet, janë Katy Perry dhe Miley Cyrus, e që të dyja kanë publikuar këngë dhe albume të reja këtë vit. Rihanna ishte femra tjetër e vetme që mori dy nominime.
Fituesit e çmimeve “AMA” votohen nga fansat dhe shpallen drejtpërdrejt në një ceremoni televizive në “ABC”, më 19 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *