• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lapsus i Grida Dumës: Makiaveli, mendje e ndritur e Lindjes së largët

Arkiva, Syri i Lapsit



Deputetja e PD-së, Grida Duma në përpjekje për të cituar Nikolo Makiavelin në parlament ka bërë një lapsus. Ajo e çoi origjinën e Makiavelit nga Italia qendrore në Lindjen e Largët.
“Ashtu siç shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që: Fitimtari e fiton luftën shumë më parë se sa të zbresë në fushë-betejë, se në fushën e betejës luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi”, – tha Duma.
Nikolo Makiaveli (1469-1527) ka qenë politikan, shkrimtar politik, historian, dramaturg, filozof dhe hartues traktatesh. Dy janë veprat që krijuan një mendim politik dhe që i dhanë famë: Princi dhe Ligjëratat. Tek jeta dhe vepra e tij ndihet qartë krenaria dhe realizmi se ai krijoi shkencën moderne politike. Jeta e Nikolo Makiavelit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469 dhe ndërroi jetë më 21 qershor 1527.

 



3 Comments

  1. Grida ia ka futur kot. Citati qe ajo permendi ne parrlament s’ka te beje fare me Makiavelin e fundit te shek .XV pas Krishtit, por eshte marre nga libri “Arti i luftes” i gjeneralit dhe strategut kines Sun Tzu i fundit te shek. V para Krishtit. Grida ka gabuar ne kohe me 2 000 vjet, ne hapsire me nja 8 000 Km (distanca Kine-Itali perafersisht), ka gabuar edhe ne personin, te cilit i atribuon citatin. E vetmja gje relativisht e sakte eshte perkthimi nga anglishtja (jo nga gjuha Mandarin) e citatit te Sun tzu-se. Ne anglisht ky citat eshte: “Victorious warriors win first and then go to war, while defeated warriors go to war first and then seek to win. Grida madje nuk ka kuptuar thelbin e citatit dhe e ka keq lidhur me pjesen tjeter te ligjerimit te saj. Sa stonon Grida me deputet e PD-se te vitit 1991 apo edhe te vitit 1992!!!!! Ky eshte regres. PD-ja e mjere edhe “Geishat” i ka me beterr se Ripjellja e kryeministrit Edvin!

  2. Mos abuzoni kot, ajo thot “para makiavelit nje mendje tjeter e ndritur” mkiavelin e njohin qe ësht Italian dhe femijet

  3. Ky shkrim është një lapsus i lapsit, sepse po qe se vërtetë Grida Duma do të ishte shprehur sikur shkruani ju të lapsit ajo shprehje do të ishte një gafë e rëndë për një pedagoge dhe deputete, dhe jo një lapsus siç thotë lapsi. PRA LAPSI KA BËRË GAFË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *