• |
ide | kryesore

Basha i nxorri foton me ministrin Klosi, policia ‘blindon’ gjykatën ku po zhvillohet seanca ndaj Durim Keçit

Arkiva, Të fundit



Emri dhe fytyra e Durim Keçit u bë e famshme në Kuvend, ku Lulzim Basha nxorri një foto ku ai kishte dalë foto me ministrin Blendi Klosi. Basha tha se ai ëhstë një përson që është përdorur nga Rama për të fituar zgjedhjet në Durrës.

Ndërkohë, shtetasi Durim Keçi ndodhet i aarrestuar dhe ndaj tij po mbahet një seancë gjyqësore ne Durrës. Pas përmendjes së tij në Kuvend, mësohet se Gjykata e Durrësit është blinduar nga forca të shumta policie, pasi aty po zhvillohet seanca në ngarkim të Keçit.

Qysh në nisje të seancës, para Gjykatës është parë një prani e madhe forcash policie dhe të RENEA-s, të cilët  kanë rrethuar gjykatën, ku pritet të jepet masa e sigurisë për Durim Keçin.

Mësohet se prokurori ka kërkuar në sallë që arrestimi i tij të quhet i ligjshëm duke kërkuar masë sigurie “arrest me burg”. Ndërkohë që mbrojtja ka thënë se shkresa e Interpolit nuk ka vulë të autoriteteve italiane dhe kërkon që të rrëzohet kërkesa per ekstradimin e klientit te tij.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *