• |
ide | kryesore

Gafa e Ramës/ U thotë shqiptarëve “mirëmëngjes” …në 20.00 të mbrëmjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk dihet ende si ka ndodhur, por kryeministri Edi Rama ka bërë fjalë për fjalë atë që lexuat në titull. Rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të shtunës kreu qeverisë postoi në fazen e tij zyrtare në Facebook një postim që niste me fjalët: “Mirëmëngjes…”. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta online që ka detyruar kryeministrin dhe stafin e tij ta heqin postimin pak minuta më pas. Nuk i ka shpëtuar kjo kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili që shkuan gjithashtu në Facebook: “Kryeministri ka rrjedhur krejt, i thotë pasdites mëngjes. Ua ua ky derdimeni kryeministër gajasi dynjanë se hedh mesazhe ne fb pasdite dhe u thotë mirëmëngjes njerëzve. Ju kam thënë kaq herë mos e dëgjoni se ka rrjedhur krejt, ia fut kot dhe haluçinacionet e kanë bëra helaq. Shpërdoron dozën, merr shumë…vërtet shumë…” – shkruan Vasili.©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *