• |
ide | kryesore

U vetëdorëzua si i dyshuar për ngjarjen e Lushnjes, lihet i lirë biznesmeni

Arkiva, Të fundit



As 24 orë nuk ka zgjatur ndalimi i biznesmenin Julian Sula, i cili mbrëmjen e djeshme u vetëdorëzua si i dyshuar për atentatin në Lushnje. Julian Sula pas deklarimeve të dhëna përpara grupit hetimor, është lënë i lirë mëngjesin e kësaj të shtune. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Sula s’ka asnjë lidhje me atentatin.

Policia ushtroi dje një kontroll në banesën e Sulës, për ta pyetur këtë të fundit për ngjarjen, por ai nuk ka qenë në shtëpi. Në banesë ka qenë e pranishme vetëm bashkëshortja e tij, të cilët policia i ka komunikuar vendimin për paraqitje.

Disa orë pas këtij kontrolli, Sula është vetëdorëzuar në komisariat, por ditën e sotme ai është lënë i lirë, pasi policia nuk ka gjetur asnjë provë që ta implikojë me ngjarjen Julian Sulën.                   

Tre ditë më parë pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Lushnjës humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Ata njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e sotme.

Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç.

Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”. Gjithashtu, Hashiu është shpallur në kërkim edhe për atentatin e dyfishtë të ndodhur në Lushnje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *