• |
ide | kryesore

Vihen në pranga dy inspektorë të AKU-së, dhanë licensa në kundërshtim me kriteret ligjore

Arkiva, Të fundit



Dy inspektorë terreni pranë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit janë vënë ne pranga nga policia e Tiranës.

Zëdhënësja e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Frida Sinanaj në deklaratë për mediat për finalizimin e operacionit “New Start”, njoftoi se në kuadër të këtij operacioni policor u arrestuan shtetasit:

– Alfred Mahmuti, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor terreni pranë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.

– Erlinda Dervishi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore terreni pranë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, dega Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, në 2 subjekte (thertore) është konstatuar licencimi në kundërshtim me kriteret ligjore.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me AKU-në, por edhe Agjenci të tjera ligjore po vijojnë kontrollet në mënyrë intesive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, apo rastet e abuzimit dhe shpërdorimit të detyrës nga punonjës të këtyre strukturave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *