• |
ide | kryesore

Basha: Miku i Gramoz Ruçit mori peng dhe torturoi për ditë me rradhë një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha publikoi denoncimin e një punonjësi në Policinë e Fierit që zbulon një pengmarrje në këtë qytet.

Sipas këtij polici, personi është mbajtur peng dhe torturuar për tre ditë me rradhë. Për të mos zbuluar pengmarrësin ai është rrahur sërish në spital.

Sipas këtij denoncimi, Policia e Fierit e ka fshehur këtë ngjarje pasi pengmarrësi është një sponsor i fuqishëm i Partisë Socialiste në Fier dhe ka lidhje të forta Gramoz Ruçin.

Denoncuesi shprehet se punonjësve të policisë nuk i vjen aspak mirë se si po anashkalohen këto ngjarje të rënda ndërsa njerëz të thjeshtë arrestohen për absurditete. LAPSI.AL

POSTIMI I LULZIM BASHËS NË FACEBOK:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:
“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *