• |
ide | kryesore

Një ide nga Gostivari për qentë e rrugës

Syri i Lapsit



Kandidati për Bashkinë e Gostivarit, Nevzat Bejta pati një ide origjinale për t’i dhënë fund shqetësimeve të bashkëqytetarëve të tij për qentë e rrugës.

Gjatë ballafaqimit me kandidatët e tjerë në emisionin “Jeta në Kosovë”, me Jeta Xharrën, Nevzat Bejta tha se për çdo lagje do të ketë një qen “mbrojtës”.

Qeni mbrojtës, sipas Nevzatit nuk do të lejojë qentë e tjerë endacakë të afrohen në lafhe dhe do të mbrojë fëmijët territorit të vet.

Ideja e Nevzatit u prit me të qeshura nga publiku në sallë. Në 15 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni. Me siguri për Nevzat Bejtën do të ketë edhe vota nga ato qytetarë që janë kuriozë të dinë nëse funksionon kjo ideja e qenëve policë apo jo.

https://www.youtube.com/watch?v=HkjIO4wjgfE&feature=share



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *