• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tregtarët e Kamzës i kërkojnë Lulzim Bashës të organizojë protesta

Arkiva



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli të takojë shitës të vegjël në Paskuqan, pas vendimit të qeverisë për të rikthyer taksën prej 20%.
Të pakënaqur, të gjithë paralajmërojnë rritjen e çmimit për produktet e tyre, që do të sjellë më pak blerje dhe për pasojë, më pak fitime.
Kishte nga ata që kërkojnë protesta, si Festimi që ka një lokal në Babrru. Nëse vendoset taksa e TVSH, ai ka frikë se lokali do të shkojë drejt mbylljes.
“Siç e ka nisur ai këtë punë do e çojë popullin në zero. Ska bukë të hajë tani por do e ulë më poshtë. Nuk e di çfarë do bëjmë. Ndoshta edhe populli shqiptar është paksa naiv. Duhet të çohet populli me këto që bën ai. Duhet të marrë flakë”, u shpreh pronari i barit në lagjen Babrru.
Përgjigjet e Lulzim Bashës kanë qenë të paqarta për atë që do të bëjë opozita. Nuk dihet nëse Partia Demokratike do të nisë të organizojë protesta apo do të mjaftohet me fjalimet në parlament.
“Ne kemi dalë sot t’u dëgjojmë. Ne këtë qendrim kemi që rritja e TVSH-së do shkatërrojë biznesin e do rrisë çmimet. Për këtë arsye jemi kundërvënë, nuk është se po bëjmë politikë”, iu përgjigj Basha, megjithëse pati nga ata që i kërkuan të dalë në shesh për ta rrëzuar qeverinë.

https://www.youtube.com/watch?v=XLWr12m31bk&feature=youtu.be



1 Comment

  1. Basha do beje ate qe ka bere gjithmone, llafe dhe asgje! Kjo ishte marreveshja me rramen me 18 maj! Rrama do i kete thene “ne vjedhim e ju japim edhe juve,” ju na shani me liber shtepie, e keshtu vazhdojme shkaterrimin e ketij populli e ketij vendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *