• |
ide | kryesore

15 vajza i bashkohen Forcave të Armatosura

Arkiva, Lajme



50 të rinj, mes të cilëve 15 vajza vendosën sot të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kandidatët për oficerë do të jenë pjesë e Shkollës së Trupës në Bunavi ku për muaj të tërë angazhohen në Stërvitjen Individuale Bazë të Oficerit dhe Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri rreth 180 rekrutë.

Pas përfundimit të kurseve ata shërbejnë brenda radhëve të Forcave të Armatosura.

Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku shprehu sigurinë e saj se trajtimi i ushtarakut në të gjithë spektrin e tij do të përmirësohet më tej në vitet në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *