• |
ide | kryesore

Arrestimi i kushëririt për drogë në Itali, reagon Tahiri: Drejtësi deri në fund dhe dënim maksimal

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas akuzave të opozitës se i arrestuari në Itali për drogë, Moisi Habilaj, kryente trafikun me skafin e ministrit.

Tahiri i përgjigjet Bashës, duke i kujtuar ‘vjedhjet e vrasjet’ që sipas tij shërbejnë si kujtesë për drejtësinë që nuk u bë dot kurrë.

Nga ana tjetër ai kërkon ‘drejtësi deri në fund dhe dënim maksimal’, për ata që opozita i ka quajtur kushërinjtë e tij.

Më poshtë reagimi i plotë i Tahirit.

Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.

Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.

Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.

Per kedo, pa dallim e pa perjashtim. 

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *