• |
ide | kryesore

Basha denoncon me emër: Politikanë me imunitet nga PS po i bejnë presion policisë për të mbrojtur Durim Keçin

Arkiva, Të fundit



Emri i Durim Keçi u bë i njohur për publikun kur Basha nxori një foto të tij me ministrin Blendi Klosi, duke thënë se ky person ka siguruar vota për PS-në. për momentin Keçi është i arretuar dhe pritet t’i jepet masa e sigurisë nga gjykata e Durrësit. Ndërkohë Basha e ka sjellë sërish në vëmendje Keçin duke u shprehur se ky person po mbrohet nga njerëz të qeverisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke u mbështetur në e zbuluara nga gazetari investigativ Artan Hoxha pak ditë më parë tha se persona me imunitet janë në komisariatin e policies ku mbahet Keçi për t’i ushtruar presion politik.

Në një dalje publike për mediat, Basha pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD tregoi edhe personin me imunitet sipas tij që i bëri presion policisë së Durrësit për të liruar Keçin, ndërsa ky i fundit kërkohet nga autoritetet italiane për trafik droge.

Vetëm të enjten e kaluar një nga gazetarët kurajoz, Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t’i ushtruar presion politik. Në dijeninë tonë bëhet fjalë për kryebashkiakun dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit Vangjush Dako dhe një deputet të PS. Këto janë prova që flasin qartë se kjo qeveri dhe ky kryeministër është një mbrojtës dhe promovues i krimit. Krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare tek kjo qeveri ka një mbrojtës. Beteja më jetike për shtetin shqiptar dhe qytetarët e zakonshëm është që të largohen ata që janë në krye, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet.” – pohoi Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *