• |
ide | kryesore

Presidenti serb parashikon kohën e ‘zgjidhjes’ së problemeve me Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se koha e duhur për propozimin e vendit të tij për Kosovën për zgjidhjen e një sërë çështjesh që ‘ndajnë’ vendet është në mars të vitit 2018.

Sipas Vuçiç, kjo do të jetë një zgjidhje që do të kërkojë kompromise të dhimbshme si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova.

“Marsi i vitit të ardhshëm është koha e duhur për propozimin tonë për Kosovën.

Do të jetë një zgjidhje që do të kërkojë kompromise të dhimbshme nga të dyja palët si edhe një zgjidhje që do të sulmohet nga të gjitha anët”, – tha Vuçiç në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti”.

Aleksandër Vuçiç u tregua i rezervuar kur u pyet për një skenar për ndarje të Kosovës.

“Unë dua të dëgjoj edhe se çfarë mendojnë njerëzit për këtë. Ne nuk jemi vetëm në këtë dialog. SHBA, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian kanë fjalën e tyre. Edhe shqiptarët kanë fjalën e tyre”, theksoi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *