• |
ide | kryesore

TVSH për bizneset e vogla/ Rama mbron Braçen: Erioni zëri i më të dobtëve, opozita po përhap panik

Arkiva, Të fundit



Pas shpjegimit që deputeti dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe i ka bërë taksës së TVSH-së për biznesin e vogël, kryeministri Edi Rama thotë se ai është zëri që kurrë nuk i ka tradhtuar kurrë interesat e më të dobëtëve.

Rama i quan propagandë dhe broçkulla deklaratat e opozitës, që sipas tij janë për të përhapur panik tek biznesi i vogël.

Erion Braçe është pa diskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhtuar interesat e më të dobëtëve. Ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve. Taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero. Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël. Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurrencë të ndershme në ekonomi.” – shkruan Rama.

Ndërkohë Braçe në statusin e tij shkrun se nuk bëhet fjale për bizneset e vogla. Por për bisneset emëdha të cilët përdorin nipte sekondare duke u hequr sit ë vogla për të paguar më pak taksa. Po ashtu Braçe shton se disa prej këtyre bisneseve të vogla kanë vite që janë të tillë vetëm, por në realitet janë kthyer të biznese të mëdha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *