• |
ide | kryesore

Basha këshillë Llallës: Mos e tako Saimir Tahirin!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha dhe Adriatik Llalla kanë qenë në një mendje me njëri-tjetrin për Saimir Tahirin. Lulzim Basha këshilloi Prokurorin e Përgjithshëm të mos e takojë Saimir Tahirin, por ta hetojë për implikimin e tij në trafikun e drogës.
“I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te mos takohet me te dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese per ta vene ate para pergjegjesise penale” shkruan Basha në rrjetet sociale.
Në fakt Prokurori i Përgjithshëm e refuzoi takimin me Tahirin mesditën e sotme. Për mediat u tha se Llalla kishte angazhime të tjera por Lapsi.al mësoi se përgjimet e Moisi Habilajt në Itali dhe dosja që pritet të mbërrijë në Tiranë janë arsyet e vërteta të këtij takimi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *