• |
ide | kryesore

Kapitullon ISIS? Kryeqyteti Raqqa bie pas 5 muajsh luftime 

Arkiva, Planet



Raqqa, kryeqyteti i Kalifatit të ISIS, ka rënë. BBC njoftoi se lufta për Raqqa-n përfundoi pas një sulmi 5-muajsh të pandërprerë.

Për të marrë kontrollin absolut të bazës kryesore të Shtetit Islamik kanë bashkuar forcat sirianët kurdë dhe luftëtarët arabë, të mbështetur edhe nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht suksesit në Raqqa, operacione të tjera vazhdojnë të zhvillohen me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e çdo qelize xhihadiste të mbetur në rajon, që mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Pritet që ditët e ardhshme të shpallet fitorja ndaj sundimit tre-vjeçar të ISIS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *