• |
ide | kryesore

Pajisi me ‘vërtetim besueshmërie’ mikun Lul Berishës, arrestohet polici në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punonjës policie në Durrës ka përfunduar në prangat e kolegëve të tij nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
N/komisar Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës, u arrestua pas një hetimit gati dyjavor.
“Ky punonjës ka përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale G.N., i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë.
Pas veprimeve proceduraiale të SHÇBA-së rezultoi se i arrestuari është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet. Punonjësi i Policisë Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës.
Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për shtetasin A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit”, sqaron Policia e Shtetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *