• |
ide | kryesore

Si ia ‘plasi në fytyrë’ Tahiri-Ramës sot në daljen para mediave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në daljen e sotme për mediat, pas publikimit të përgjimeve italiane në dosjen e Habilajve, ish-ministri Tahiraj refuzoi të kishte mbrojtjen publike të partisë së tij apo Kryeministrit.

“Unë nuk kërkoj nga askush as të më besojë dhe aq më pak të më mbrojë publikisht. Më së pari nga kolegët e partisë, në parlament ose jo, në qeveri ose jo dhe nga Kryeministri. Siç nuk kërkoj nga askush që më njeh dhe beson dhe sot, që të jetë i fortë mbi të gjitha”, u shpreh Tahiri në deklaratën e sotme.

Ky qëndrim i tij është një lloj ‘shuplake’ ndaj kryeministrit Edi Rama, me të cilin Tahiri pati përplasje që në pranverë të këtij viti.

Kujtojmë se Tahiri i kishte refuzuar Ramës dorëheqjen dhe se në zyrën e Kryeministrit pati një bisedë të tensionuar mes të dyve. Por i ndodhur nën presionin ndërkombëtar dhe të LSI-së deri diku, Rama e shkarkoi Tahirin.

Pavarësisht kësaj, ish-ministri i Brendshëm shpresoi që të ishte sërish pjesë e kabinetit ‘Rama 2’, por kjo nuk ndodhi. Në këto dy muaj të legjislaturës së re, Tahiri nuk e fshehte dot pakënaqësinë ndaj Ramës që e la jashtë qeverisë së re.

Kujtojmë këtu portretet e fytyrës së tij në fund të sallës së Kuvendit apo fjalimet ‘thumbuese’ për Kryeministrin. Për të mbërritur sot tek refuzimi për të patur mbrojtje nga PS apo Rama, refuzim që ndoshta ka lidhje edhe me qëndrimin që mbajti më herët vetë Kryeministri në faqen e tij në Facebook për dosjen e Habilajve.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *