• |
ide | kryesore

VIDEO/ Italia shans hakmarrjeje për “biskotën” e Suedisë në Euro 2004

Arkiva, Sport



A e mbani mend Europianin e vitit 2004? Ishte një nga ato kompeticione që ka hyrë në histori për të famshmen “biskotë” në ndeshjen në grupe mes Suedisë dhe Danimarkës. Rezultati i vetëm që nxirrte nga gara Italinë ishte barazimi 2-2. Dhe në fakt ndeshja përfundoi 2-2. Kjo shkaktoi zemërim dhe polemika të shumta në Apenine duke bërë që inati të vijojë me vite. Tani Italia ka rastin të hakmerret për atë eliminim. Në fazën Play Off, për Botërorin e Rusisë 2018 shorti i ka vendosur “axurrët” përballë Suedisë së Ibrahimoviçit. Kush do të shkojë në botëror? Mbetet për tu parë. Më poshtë golat e ndeshjes së famshme të Europianit të 13 viteve më parë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *