Në dosjen e përgjimit të vëllezërve Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë për trafik droge në Itali publikuar dalin detaj të shumta rreth emrit të Saimir Tahirit. Në nja nga faqet e dosjes me 416 faqe që disponon edhe lapsi.al del edhe një bisedë mes Moisi Habilajt me të vëllanë Florianin. Ky i fundit i rrëfen për takimin me “shefin e madh” ku folën për “situatën”.
PERGJIMI:
Moisi: Ç’thuhet tjetër?
Florian: Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita, këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg Vlorës)
Moisi Habilaj: Po ç’ne?
Florian: Më kërkoi “shefi i madh”
Moisi: Çfarë donte?
Florian: Asgjë, Për këto… për situatën.
Moisi: Ah, fole “kokë më kokë” me të? (fole ballë për ballë)
Florian: Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë
Moisi: Po çfarë të tha?
Florian: Më tha, “çfarë janë këto”… çfarë…. Si janë punët? I thashë “kështu, kështu” (nëkupton që i ka shpjeguar gjithçka fill e për pe)
Moisi: Që do të thotë?
Florian: I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro /mos u shqetëso….. është çështje orësh (në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë.
Moisi: Ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj. Këtë duhej t’i thoje.
Florian: Po i a thashë që ne nuk… por hiç…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’i thërrisja, shpjegoi.
Moisi: Po… edhe ne e kuptuam…. Ndaj nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)
Florian: Edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “unë e thërrita dhe i thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (çështje) fatit”
Moisi: E kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?
Florian: E kishte thirrur ky? … “shefi i madh” e kishte marrë në tel… më dëgjon?
Moisi: Po, më thuaj , vëlla
Florian: E kishte marrë ne telefon dhe i kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nënkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit.
Moisi: Po
Florian: Ai i ishte përgjigjur duke u justifikuar, jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…
Moisi: Sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?
Florian: Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin
Moisi : Blasfemi
Florian: “Megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë”- më tha në fund ( shefi)… “shko dhe mos e vrit mendjen”.
Eh mor Sali Berisha tu befte dita 1000. Kur i ke denoncuar time emera e fakte keta zgjebsat e rilindjes nuk te kane lene gje pa te thene . Po ja se e drejta dhe e verteta vonojne por nuk harrojne. Ja sot Saje Qorri ku do gjeje vend a do futet se jo per gjo po Raam per te shpetaur bythen e vet (jo edhe per shume kohe) e ka shitur po ne te vertet Rama eshte kapobanda. Se kur do ta kuptoje ky popull po uroj mos te jete vone.