• |
ide | kryesore

Detajet e reja nga Përgjimet/ Trafikantët: Do shkoj në Prishtinë të marr 140 mijë euro

Arkiva, Të fundit



Dalin detaje të reja nga dosja voluminoze e përgjimeve italiane për bandën e Habilajt.

Përpos emrin të Tahirit dhe trafikut të drogës së lidhur me instance shtetërore e policinë në shqipëri, në dosjen e përgjimeve përmendet edhe kosava.

Në një disedë më dy trafikantëve shqiptarë flitet

Nje tjeter pergjim i zbardhur nga dosja e Italise per banden e Habilajt nxjerr ne pah perfshirjen edhe te Kosoves ne kete trafik. Në këtë bisedë flitet për një trasaksion dhe për disa qindra mijë euro të cilën njëri prej trafikanëtve duhet të shkojë ta marrë.

Biseda:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: …hee… për atë…

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:… nuk e arrij dot në kohë sepse ai mbyllet në orën 14:00… nga ora 08:00 deri në 14:00… për shembull… nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro… ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vlla

Seiti: Ai atje… në Prishtinë… ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin… ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo… unë s’kam të bëj…unë marr lekët cash… kam bërë marrëveshjen që në Milano… për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë… sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po…

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt … dhe të marr në një orë 140 mijë euro…

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata…

Seiti: Nuk ka kështu… jo prit nesër… jo sa ke… merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim ne paratë kështu… se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu sic i marrim ne.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *