• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj për Saimir Tahirin: Do flas, pasi të flasë drejtësia!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi në përgjimet e trafikantëve të drogës doli emri i Saimir Tahirit, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj organizoi një konferencë për trafikun.
I pyetur nga gazetarët për përfshirjen e paraardhësit të tij në trafikun e drogës, Fatmir Xhafaj tha se do të presë përfundimin e hetimeve, duke e lënë të hapur qëndrimin e tij.
“Dosja Habilaj nuk i përket Policisë së Shtetit, i takon drejtësisë italiane. Do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia, duhet të flasë drejtësia. S’jam si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet” u shpreh Fatmir Xhafaj.
Nëse kthehesh pas në kohë, dallon se qëndrimi i Fatmir Xhafajt ndaj Saimir Tahirit është i qartë. Që në ditën e parë në punë ai ka larguar njerëzit e besuar të paraardhësit të tij duke lënë të kuptohet se ata kanë qenë të përfshirë me veprimet ose mosveprimet e tyre në trafikun e drogës.



5 Comments

  1. E pabesueshme se si media kap fragmente te fjalimeve dhe i ben ato sipas deshires vetem per te prodhuar lajmin qe keqinformon publikun

  2. Eshte bere zakon qe ketu tek ne flasin politikanet para drejtesise dhe organeve kompetente qe duhet te merren me hetimet dhe bejet nje ghyq publik para se ceshtja te shkoje per gjykim. Duhet te mesojne njeher e mire te gjithe se nuk jane as ghyqtare e as prokurore, e te mbajne pozicionin e tyre.

  3. gazetaret ne vendin tone shkojne drejt ne nxjerrjen e konkluzioneve ,te lajmet negative.duhet te jeni te durar edhe te prisni .eshte noramle si te gjithe shqipetaret ,edhe ju pa u thene mire nje gje direkt nxirrni konkluzione.mos harroni se lajmet lexohen nga nje publik i madh edhe duhette keni parasysh te jepni lajmin ashtu sic eshte.

  4. Aman dhe kto medjat sikur flasin sipas qefit presin mbrekullin per sekont po prisni o njerez lat nam stransmetuat nje her nje lajm si duhet

  5. Sikur te gjithe te bazonin ate qe thone ne prova dhe baza reale cdo gje do funksiononte me mire.Edhe une si qutetar besoj se eshte me mire te priten hetimet se sa te flasim kot kodra pas bregut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *