• |
ide | kryesore

Habilaj-Tahiri/Basha shpall aksionin opozitar: Të largohet Edi Rama dhe të krijohet një qeveria antimafia

Arkiva, Të fundit



Largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafia, janë dy kërkesat kryesore me të cilat përfundoi tryeza e përbashkët e opozitës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbyllje të takimit tha se ftesa për t’iu bashkuar frontit opozitar mbetet e hapur edhe për parti të tjera apo shoqërinë civile.

Vendimi i tretë është ai i finalizimit të reformës zgjedhore. Mbi bazën e këtyre tre pikave, Basha tha se opozita e bashkuar do të vendosë axhendën e saj dhe kalendarin e veprimeve.

Falenderoj të gjitha partitë që iu përgjigjen thirrjes sime për një tryezë të spektrit opozitar politik. Kemi dalë me një vendim dhe qëndrim të përbashkët. Vendimi është krijimi i një fronti të përbashkët opozitar kundër krimit pjesë e së cilit janë të gjitha partitë që ju përgjigjën thirrjes simë për këtë tryezë. Ftesa qëndron e hapur për çdo parti tjetër politike dhe faktor tjetër shoqëror. Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë. Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të kësaj marrëdhënie krim dhe politikë. Kanë prova të pakundërshtueshme se përfituesi kryesor i kanabizimit të vendit, i qindra e miliona euro të drogës është Edi Rama. Kanë provat se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet. A mund të vazhdohet më kështu? Përgjigjia është jo. Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama si drejtuesi dhe përgjegjësi i narko-shtetit. Përfituesi i drejtëpërdrejtë i lidhjeve mafioze të tij dhe Ministrave të tij me narkotrafikantët dhe trafikantët e armëve. Fronti i bashkuar opozitar kërkon krijimin e një qeveria antimafia dhe të reformës zgjedhore me qëllim shembjen e lidhjeve të krimit me politikën dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si e vetmja rrugë për ti kthyer legjitimitetin qeverisjes. Mbi bazë të këtyre tre vendimeve do të vendosim axhendën dhe kalendarin e veprimeve.” – tha Basha.



1 Comment

  1. Te gjithe shqiptaret presin me padurim veprimet e ShBA per zbatimin e reformes ne drejtesi ,per te spastruar gjithe polikanet dhe gjyqesorin qe jane shushunja qe po pine gjak shqiptaresh prej 27 vjetesh .Forca zoti ambasador .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *