• |
ide | kryesore

Nga Tahiri tek shefat e Policisë, Italia i dorëzon Prokurisë shqiptare 30 emrat e përmendur në përgjime

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dosja voluminoze e prej 460 faqesh ku jane përgjimet e bandës së Habilajve përmban 30 emra. Pikërisht këta emra i janë dërguar Prokurorisë shqiptare nga autoritetet italiane. Në përgjimet e përmbledhura përmenden një sërë emrash, ku mes tyre edhe ish-ministrit të brendshëm, Tahiri, si një person që do të përfitonte 30 mijë euro nga trafiku i drogës.

Kështu, me kërkesë të të autoriteteteve italiane, Shqipëria do të nisë hetimet për këtë rast. Gjithashtu janë nisur edhe hetimet për pasurinë e Habilajve, ndërkohë tani do të kalojnë në sitën e Prokurorisë mbi 30 persona, qysh nga Saimir Tahiri e deri tek shefat e Policisë së Shtetit.

Përpos Tahirit nuk dihen emra të tjerë të përmendur në përgjime që kanë patur apo kanë akoma funksione të rëndësishme në shtetin shqiptar. Ndërkohë, ministri aktual i brendshëm Xhafaj tha se kjo çështje tashmë i takon drejtësisë italiane, por duket se këto hetime do të zhvillohen edhe nga pala shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *