• |
ide | kryesore

Ngjela sherr me historianin minoritar: Presidenti grek, i mjerë (Video)

Arkiva, Të fundit



Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News ka shpërthyer në akuza ndaj Presidentit grek, duke e konsideruar atë një të mjeri. Në studio janë zhvilluar debate të ashpra mes Ngjelës dhe historianit nga radhët e minoritarëve grek, Panajot Barka.

Ngjela: Kërcënimi që bën për veto në BE është mendjelehtësi. Iniciatori për të futur Shqipërinë në BE është Uashingtoni dhe Berlini. Berlinit i kanë 200 miliardë euro borxh. Nuk i zgjidh ky problemin shqiptar.

Problemin shqiptar e kanë fuqitë e mëdha. Ky është një njeri i shkretë që lyp këtu e lyp në Moskë. Lini në hallin e vet. Nuk i duhet fare këtij se çfarë marrëdhënie ka Shqipëria me Prishtinën. As ne nuk na duhet se çfarë marrëdhënie ka Greqia me një shtet tjetër.

Pronat e minoritetit grek ia dha Enver Hoxha. Ia dha Partia e Punës me ligjin 7501. Ne do të respektojmë ligjin, është i mirë apo nuk është i mirë.

Barka: Unë nuk të lejoj të flasësh me Presidentin si halabak.

Ngjela: Je i ardhur në Shqipëri. Kur është krijuar shteti shqiptar nuk keni pasur tokë. Je i ardhur nga Anadolli. Merkel i tha Tsiprasit se ke 3 mijë fshatra shqiptar atje. Prona kanë shqiptarët atje, deri në Patra. Janë pronat e çamëve zotërinj.

Barka: Spartak Ngjel mund të abuzoj ku të dojë, jo këtu në praninë time.

https://youtu.be/WwLbdWGJmnA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *