• |
ide | kryesore

Ylli Baka sqaron përse emri i tij gjendej në dosjen e përgjimeve të Habilajve

Arkiva, Paparazzi



Dosja e përgjimeve të Habilajve është një nga lajmet kryesore të ditëve të fundit ku përveç ish ministrit të brendshëm përfshiu dhe një nga këngëtarët e muzikës popullore Ylli Baka.
Paska i suprizuar nga ky lajm ai ka sqaruar se si qëndron e vërteta, dhe pse emri gjendej në ato përgjime.

Për newsbomb.al ai është shprehur se Habilajt pëlqejnë muzikën e tij dhe se ka qënë në shumë festa të organizuara nga ato.
“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme”, shprehet Ylli
“E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”,ka mbyllur deklaratën e tij.

©LAPSI.AL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *