• |
ide | kryesore

Zhvillimet e reja, përgjime edhe në Vlorë, Krime e Rënda hetim pasuror Habilajve

Arkiva, Të fundit



Vëllezërit Habilaj tashmë janë nën hetimor, ndërsa Moisi Habilaj është nën arrest. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj Habilajve në Vlorë dhe rrethit të tyre familjar.

Përpos përgjimeve të bëra në shtetin fqinj, mësohet se përgjimet janë bërë edhe në shtetin tonë, saktësisht në Vlorë. Sipas ABC Neës këto përgjime në vlorë janë bërë nga Interforca Italiane.

Habilajt merren kryesisht me biznesin e fryta-perimeve, por sipas informacioneve paraprake, ata nuk i justifikojnë të ardhurat e tyre me pasurinë që kanë në posedim.

Habilajt janë kushëri të largët të ish-ministrit Saimir Tahiri, ndërkohë emri i këtij të fundit përmendet në përgjimet e autoriteteve italiane, ku Moisi Habilaj shprehet se duhet t’i japë 30 mijë euro Tahirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *