• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh tek Kryesia e Kuvendit? Mbërrin kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-ministrit Tahiri. Tahiri dyshohet për dy vepra penale: “Trafik të narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsion pasiv të zyrtarë të lartë.

Ndërkohë, Prokuroria nuk ka humbur aspak kohë dhe ka dërguar korrierin e saj tek Kryesia e Kuvendit për të dorëzuar kërkesën. Tashmë i ngelet Kuvendit të vendosë për heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri dhe lejimin e arrestimit të tij. 

Tahirit iu përmend emri në një përgjim të kryer nga autoritete italiane, ku trafikanët shpreheshin se duhet t’i jepnin 30 mijë euro ish-ministrit.

Video e siguruar nga Opinion.al:

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *