• |
ide | kryesore

Drejtori i Policisë së Shtetit pranon dështimin me ngjarjen e Elbasanit: Efektivët të paaftë

Arkiva, Të fundit



‘Të paaftë’. Ky është epiteti që përdor drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako për policinë e Elbasanit, në një dalje para mediave ditën e sotme, Çako lajnëroi shkakrimin e 12 drejtorëve të policisë së Elbasanit pas përplasjes së pati policia me një mjet Audi të blinduar. Në videon e transmetuar në media duket Audi që përplaste makinë e policisë dhe futej në një treg ushqimor, ndërsa blutë e Elbasanit e lanë të ikte duke mos vepruar. Ehd epse disa ditë me vonesë ka ardhur edhe reagimi i Çakos, i cili i ka shkarkuar të gjithë drejtorët e policisë në Elbasan dhe në krye të policisë së këtij qyteti ka emëruar Altin Qato.

Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra. Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte. Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse. Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese. Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të SHÇBA-së, është arritur në konkluzionin se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar në datën 18 shtator 2017. Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur.” – tha ndër të tjera Çako.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *