• |
ide | kryesore

Droga e Babicës/ Degradimi i policisë që la pas Saimir Tahiri

Arkiva, Lajme, Të fundit

Agjentët e Shërbimit Informativ kishin një vit që gërmonin për tonelatat e drogës të fshehura në Babicë të Vlorës, ndërsa policia e mori vesh aksionin vetëm disa minuta para ndërhyrjes.
Mungesa e besimit tek policia nga agjentët e SHISH dhe të prokurorëve është e qartë. Operacioni kishte nisur dje në darkë dhe gazetarët janë interesuar në polici për detajet. Në mënyrë të habitshme policia nuk pati asnjë informacion për atë që po ndodhte, sepse përgjatë një viti ishte lënë jashtë punës hetimore.
Fenomeni i përjashtimit kategorik të policisë nga hetimet u bë traditë gjatë kohës kur Saimir Tahiri ishte Ministër i Brendshëm. Shkak ishte kriminalizimi i policisë dhe dekonspirimi i aksioneve që nga kupola drejtuese.
Dekonspirimet e aksioneve kundër trafikantëve të drogës u kthyen në një fenomen të zakonshëm.
Pasojat po i ndjen edhe Fatmir Xhafaj sot. Disa ditë më parë, Visho Ajazi Lika dhe Adriatik Llalla ishin bashkë në një takim, ku u koordinuan për goditjen e trafikantëve të drogës së Habilajve. Operacioni u drejtua nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Fatmir Xhafaj duhet të korrigjojë punën e 3 viteve e gjysëm të paraardhësit të tij, për të rifituar besimin e agjensive të tjera ligjzbatuese dhe siç duket kjo nuk do të jetë punë e lehtë.

Kthehu