• |
ide | kryesore

Kryeprokurori Llalla: Hetimet do të zbulojnë nëse ka policë të përfshirë, mund të ketë arrestime të shumta

Arkiva, Të fundit



Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, mbërriti me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës. Kjo lëvizje e kryeprokurorit erdhi pas sekuestrimit të një sasie të madhe kanabisi prej 4 ton në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.

Llalla u prit nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit u diskutua edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.
Në këtë takim, kryeprokurori Llalla u shoqërua nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndodhemi sot në Prokurorinë e Vlorës për situatën e shqetësuar në këtë qark, ngjarjet kanë qenë të vazhdueshme, sidomos ngjarja e mbrëmshme. Bashkë me partnerët ndërkombëtarët, finalizuam këtë operacion” – tha Llalla.

I pyetur nga gazetarët nëse janë përfshirë policë në trafikun e drogës, Llalla thotë se pritet të vërtetohet nga hetimet në vijim.

Pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës. Pak më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, paralajmëroi shkarkime  në Policinë e Lushnjes ashtu si dhe në atë të Elbasanit.



4 Comments

  1. Edhe droga e Vlorës (që rrezik është truk i policisë), edhe shkarkimi i shefave të policisë në Elbasan ka vetëm një qëllim: spostimine vëmendjes nga skandali kryeministror.

  2. Ky eshte njeriu me i paafte qe me kan zene syt. di vetem te akuzoj dhe te drejtoj gishtin dhe ska bere nje pune ne krye te prokurorise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *