Këngëtarja me origjinë kosovare ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez. Dua Lipa ishe e ftuar në “TMC TV” ku dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit. “Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius. Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje. Këngëtarja këtë moment e ka ndarë me fansat e saj në rrjetin socil “Instagram”.
https://www.youtube.com/watch?v=Bf3J_1t82b0